Një ditë pasi ngriti alarmin për COVID, Ilir Meta shfaqet pa maskë në stadium (FOTO)

Presidenti Ilir Meta ishte sot në stadiumin ‘Elbasan Arena’ ku ndoqi ndeshjen vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës.
“Një vëllazërore e bukur, me tre gola të Bekim Balaj, Myrto Uzuni dhe Vedat Muriqi, ku fituan vlerat më të mira sportive kombëtare.”, shkruan kreu i shtetit, teksa publikon edhe disa foto në Facebook.
Por ajo që bie në sy, është se presidenti Meta, kreu i FSHF Duka dhe disa zyrtarë të tjerë, nuk ruajnë distancën dhe as nuk mbajnë maska, teksa ndjekin ndeshjen.
Dje kreu i shtetit replikoi disa herë me kryeministrin Edi Rama, ku me të drejtë fliste për situatën e rëndë të krijuar nga COVID në Shqipëri.
Por një ditë më pas, vetë presidenti injoron një vendim qeverie për mbajtjen e maskës, ndërsa qindra qytetarë gjobiten çdo ditë.