Negociatat ende larg? BE zgjidhe qesen, Varhelyi: 9 miliardë euro grante dhe 20 miliardë investime për Ballkanin

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka deklaruar në samitin për Ballkanin Perëndimor BE do të japë 9 milionë euro grante dhe rreth 20 miliard euro investime për të arritur një rritje ekonomike prej 3.6 për qind në shkallën mesatare.

Një deklaratë që është bërë në samitin virtual të Sofjes, në kuadrin e Presidencës gjermane. Në këtë samit kanë marrë pjesë edhe vetë kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kreu i RCS, Majlinda Bregu, por edhe figura të tjera europiane.

Komisioneri Europian i Zgjerimit ka bërë të ditur se e vetmja rrugë e Europës është që të mbështesë Ballkanin. “E ardhmja e të gjithë rajonit qëndron në Bashkimin Evropian dhe është në interesin tonë strategjik t’ju afrojmë me BE-në, pasi është në tuajin që të anëtarësoheni.

Vetëm 6 muaj më parë në Samitin BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb, ramë dakord të vazhdojmë thellimin e integrimit ekonomik rajonal, duke u mbështetur në rregullat dhe standardet e BE dhe duke krijuar kështu kushtet e nevojshme për afrimin e rajonit dhe kompanive të tij në Tregun e Brendshëm të BE.

Sot shohim rezultate. Tregu i Përbashkët Rajonal do të rrisë tërheqjen dhe konkurrencën e rajonit dhe do të ndihmojë në kthimin e tij në një qendër investimesh, interesante edhe për investitorët globalë që kërkojnë të zvogëlojnë distancën në tregjet e BE-së.

Komisioneri tha se në Zagreb kemi rënë dakord gjithashtu që Komisioni do të paraqesë një plan të fuqishëm ekonomik dhe investimesh për rajonin për të rritur ekonomitë, për të përmirësuar konkurrencën.

E në këtë pikë, Varhelyi ka detajuar dy shifrat 9 miliardë € të fondeve të granteve, dhe të paktën 20 miliardë € investime.

“Tani duhet të sigurojmë zbatimin e tyre për të parë ndryshime reale në terren me shpejtësi, për të rritur konvergjencën ekonomike të rajonit dhe, më e rëndësishmja, të mbështesim rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë COVID-19”, tha Komisioneri për Zgjerimin. /GazetaShqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT