Avokati i UÇK-së: Basha të thirret në Hagë si dëshmitar! Bashkëpunoi me mjekun që zhvarrosi 400 eshtra të shqiptarëve për arsye profesionale

Debati për çështjen e rolit të Lulzim Bashës në UNMIK pas luftës së Kosovës është bërë temë diskutimi në vendin tonë dhe në atë fqinj.
Avokati i UÇK-së Tom Gashi, në një intervistë për Report Tv ka qartësuar rolin e kryedemokratit në UNMIK. Gashi ka thekuar se Basha ka qenë zyrtar ligjor dhe se detyra e tij ka qenë dorëzimi i dosjeve penale nga institucione ndërkombëtare të UNMIK tek vendorët.
Më tej Gashi tha se Basha ka bashkëpunuar me mjekun e mjekësisë ligjore, që hyri në Shqipëri në mënyrë të fshehtë. Avokati Gashi ndaj këtij mjeku ka ngritur personalisht padi pasi ka vjedhur eshtrat e 400 shqiptarëve për interesa personale.
“Kemi parë dhe kronika që Basha ka bashkëpunuar dhe me ekspertë të mjekësisë ligjore që kanë ardhur në mënyrë të fshehtë në Shqipëri dhe njëri prej tyre ka qenë Drejtor i Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, ka qenë një kriminel që ka punuar për tribunalin e Hagës për Ish- Jugosllavinë dhe duket që ka punuar edhe me Bashën, dhe personalisht në ëmer të viktimave e kanë paditur penalisht, në Kosovë ka vjedhur 400 eshtra të kosovarëve për interesa personale, i ka zhvarrosur për çështje të profesionit të tij, duke i përdorur privatisht. Kemi raporte që ky mjek ka marrë pjesë në të ashtyquajturën ‘Shtëpia e Verdhë në Shqipëri dhe ka marrë ka punuar me Carla Del Ponte, kryeprokurore në Tribunalin e Hagës, në Kohën kur akuzohej Haradinaj, dhe nuk ka gjetur asnjë dëshmi për trafikimin e qenieve njerëzore dhe ky ishte një skenar i keq përdorur nga Dick Marty, i cili e përpunoi në mënyrën e tij dhe e dërgoi në Këshillin e Europës, dhe ata kërkuan që të hetonin këto pretendime”, tha Gashi.
Për këtë arsye, Gashi tha se ai do duhet të thirret nga Haga si dëshmitarë, së bashku me Dick Marty-in si edhe ekspertin e mjekësisë ligjore.