Gjysmë-karantina, Manastirliu sqaron orarin e vendosur për mbylljen: Baret dhe restorantet vatrat kryesore të infeksionit

Vetëm pas disa minutash, vendi do të hy në gjysmë-karantinë, ku nuk do të lejohet lëvizja e njerëzve si dhe do të mbyllen baret e restorantet.

Orari i mbylljes ka shkaktuar jo pak debat, ndërsa Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në emisionin “Open”, ka sqaruar se ku orar u zgjodh pas një analize të ekspertëve.

Sipas saj, baret dhe restorantet, në orët e vona të mbrëmjes, kthehen në vatra kryesore të transmetimit të virusit.

“Nuk duhet të harrojmë që po jetojmë në një normalitet të ri, me rregulla që na ka vendosur disa kufizime. Pse i morëm këto kufizime? E kam dëgjuar edhe këtë shakanë për daljen e virusit, por grupet e ekspertëve vlerësojnë situatën dhe nxjerrin konkluzione për burimet e infeksionit. Kush janë aktivitete që sjellin riskun më të madh të infektimeve dhe një ndër konkluzionet është se bartet dhe restorantet në këtë or atë natës shërbejnë si vatra infeksioni. Janë grupmoshat e të rinjve që ulin vigjilencën dhe bëhen shkak për të infektuar prindërit e gjyshërit”, tha ministrja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT