VIDEO/ Trajtimi i veçantë për Janullatosin, ja si u dërgua në Greqi i futur në një kapsulë

Kryepeshkopi Janullatos, u transportua mbrëmjen sotme për mjekim në Greqi, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus dhe gjendja e tij u përkeqësua.
Ndërkohë, mediat greke kanë publikuar edhe video të mbërritjes së tij në spitalin Evangelismos, i futur në një kapsulë të veçantë.
Sipas mjekëve kurues, u konsiderua e nevojshme transferimi i Janullatos për shkak të historisë së tij të rënduar mjekësore dhe moshës së tij.
Ai u morë fillimisht me një ambulancë speciale në Tiranë, ndërsa pranoi më pas transferimin në kapsulë pa hezitim.