Kreu i Task-Forcës rezulton pozitiv me COVID: Po mjekohem në shtëpi, mos u dyndni nëpër spitale

Inspektori i Përgjithshëm i Republikës, Shkëlqim Hajdari, ka rezultuar i infektuar me koronavrius.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hajdari, nëpërmjet një postimi në facebook, ku tregon se po mjekohet në shtëpi dhe se gjendja e tij shëndetësore dhe e familje, është drejt përmirësimit.

“Të dashur miq! Kam rezultuar pozitiv dhe po mjekohem prej disa ditësh në shtëpi! Gjendja shëndetësore e imja dhe e familjes time është drejt përmirësimit! Ju sugjeroj, se nëse do keni simptoma, kontaktoni menjëherë mjekun e familjes! Së bashku do ja dalim”, bën me dije Hajdari.

Ndërkohë, në një lidhje për “Neës24”, ai u bën apel personave që po ashtu kanë rezultuar të prekur nga kjo sëmundje, që të mos dynden nëpër spitale.

“Që të mos kolapsohemi duhet të kalojmë nga mjeku i familjes. Qytetarët duhet të këshillohen me të fillimisht. Në spitale shkohet vetëm kur e këshillon mjeku i familjes”,- shtoi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT