Erion Braçe publikon VIDEON kur Basha bënte miting në 30 maj: Ishim në mes të pandemisë, ama ti u fale. Tani bën llallalla lart e poshtë

Zv.kryeministri Erion Braçe publikon një video të një mitingu të mbajtur nga kreu i PD Lulzim Basha në datë 30 maj 2020, në mes të pandemisë së Covid-19, kur këto aktivitete ishin të ndaluara.

Braçe shkruan se këto aktivitete nuk bëheshin në asnjë vend të Europës, ndërsa Basha i bënte në Shqipëri. “Nuk kishte udheheqes ne Evrope qe bente si ti, fliste si ti; Kudo, te tillet si ti, ndeshkoheshin, nuk faleshin sic u fale ti! Ke qe ne shkurt qe ben vec kete; Llallalllalla lart e poshte duke thyer ligje e shkelur brutalisht rregullat e semundjes”, shkruan zv.kryeministri ndër të tjera.

Shkimi i plotë

E I MBARUAR LYL, I MBARUAR!

TI NUK DEGJOHESH NE ASNJE MINUTE TE CDO DITE TE VITIT!

Por urdhero;

6 MUAJ ME PARE-30 MAJ,

TI BEJE MITINGJE E THOJE FIKS KETO;

Ne mes te #PANDEMISE,

mitingjet ndaloheshin me ligj,

konsideroheshin burim i forte infektimi, ndeshkoheshin si krim!

Nuk kishte udheheqes ne Evrope qe bente si ti, fliste si ti;

Kudo, te tillet si ti, ndeshkoheshin,

nuk faleshin sic u fale ti!

Ke qe ne shkurt qe ben vec kete;

Llallalllalla lart e poshte duke thyer ligje e shkelur brutalisht rregullat e semundjes;

Shembull i lig e banal me idene kriminale se sa me shume te infektohen e sa me shume te humbin jeten, aq me shpejt kap ti karrigen e pushtetit perseri e perseri!

Per ty shqiptaret duhen te semure ne fillim, te pajete sa me shpejt;

Ndryshe ti nuk ke cu thua,

nuk ke cu jep, vec fjalise me idiote tipike per ty ama:

JU INFEKTON QEVERIA!

Ndaj ti nuk degjohesh,

asnje minute, asnje ore, asnje dite,

sot e mot!

Bej ndonje pune Lyl, bej ndonje pune!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT