VIDEO/ Gazetari ia përplas Berishës: Ti i ke shitur detin Greqisë, je përgjegjës për zhdukjen e Remzi Hoxhës. Thaçi nuk e ka shitur Kosovën

Sali Berisha u përball dje me një panel gazetarësh nga Kosova. Ndërsa Sali Berisha ka përsëritur akuzat e tij ndaj ish Presidentit Hashim Thaçi se ai kishte nënshkruar Marrëveshje për shkëmbim territoresh me Serbinë, gazetari Imer Mushkolaj ka replikuar ashpër me të duke e quajtur spekulant. Madje ai hodhi poshtë akuzat e shitjes së territorit nga Thaçi, duke i kërkuar Berishës së nuk është  ai prokurori dhe se nuk e përcakton ai se kush tradhtari.

Debati mes tyre në studion televizive është nxehur saqë Berisha ka rritur tonet, duke e cilësuar si të shitur edhe vetë gazetarin Mushkolaj, pavarësisht se moderatori në studio e siguronte ish-kryeministrin për të kundërtën

‘’Kosova është shtet në kufijtë e 2008, ju po shpifni, Hashim Thaçi nuk e shiti Kosoven. Spekulime të juaja. Nuk ju takon juve ta bëni prokurorin’’, tha Mushkolaj.

Pjesë nga debati në studio

Berisha: Kujt i thoni ju? Ai që shet territorin e Kosovës.

Mushkolaj: As nuk  e ka shkëmby e as nuk e ka shit. Ky është spekulim. Ju e shitët detin tek Greqia. Hashim Thaci nuk firmosi asgjë. Nuk duhet të spekulohet për këtë gjë’

Mushkolaj: Ky është spekulim! Mushkolaj: Zoti Berisha, nëse flasim për tradhti kombëtare, e shitje të sovranitetit. Dikush mund të t’ju akuzojë ju për shitjen e Detit me Greqinë. Është i njëjti argument, kështu që duhet të përmbaheni në këto cilësime. Për shkak se zotëri akuzat për Hashim Thaçin do t’i vërtetojmë koha atë. Me të njëjtin argument mund të akuzoheni edhe ju se kishin bërë tradhti kombëtare ia keni shitur detin Greqisë!

Berisha: Zotëri, absolutisht ja që e vërtetoi koha dhe në nënshkrova një marrëveshje detare, edhe pse sot Greqia me këtë tradhtar në këtë krye të qeverisë kaloi në 12 milje.

Gazetari Mushkolaj: Pse nuk i jepni kohë Hashim Thaçit për historinë. Pse duhet t’ju besojmë ju. Nuk është e vërtetë zotëri sepse Kosova ekziston në vitin 2008, më vjen keq por akuza është e pabazë. Janë akuza që nuk i ka dëshmuar historia. Këto janë spekulime të tuaja zotëri të vazhdueshme. Jepini historisë shansin ta dëshmojë…

Berisha: Ai e shiti mos të ndërhynte Merkel….

Mushkolaj: Nuk e vendosni ju kush është tradhtar. Mos bëni prokurorin, nuk vendosni Nuk e jepni ju licencën e patriotizmit kush është tradhtar apo jo?

Berisha: Kujt i thua ti. Nuk përekundet Sali Berisha nga këto akuza.Ai që shkëmben territorin e Kosovës ai është tradhtar. T’ia shitësh shpirtin tjetër kështu shprehesh edhe ti…

Mushkolaj: Hashim Thaçi nuk firmosi asgjë, pse po spekuloni. Nuk mund të spekulohet. Këtë mund të bësh për akuza politike të brendshme kundër Edi Ramës.

Më pas Mushkola i kujtoi Berishës se është përgjegjës për zhdukjen e Remzi Hoxhës, ku Berisha përsëriti refrenin e tij se nuk e ka pas njohur atë njeri më parë, edhe pse është marrë personalisht me përndjekjen e tij. Pas reagimit të ashpër të gazetarit Berisha doli nga linja!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT