Harta e kuqe/ Tirana kryeson me infektimet, 265 raste me COVID-19 në 24 orë. Shifrat sipas qarqeve

Teksa vendi ynë po përballet me shifra të larta të rasteve me COVID-19, Tirana kryeson në hartën e kuqe të qyteteve me më shumë infeksione. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Tiranë ka 6461 raste aktive, ku vetëm në 24 orët e fundit u regjistruan 265.

Ndërkohë që kryeqyteti pasohet nga Durrësi, me 1113 raste dhe më pas nga Fieri me 979. Po ashtu mësohet se qyteti që e ka më të ultë shifrën e infektimeve është Dibra, me 135.

Sipërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 6461

Durrës 1113

Fier 979

Korçë 793

Shkodër 754

Elbasan 667

Lezhë 550

Vlorë 566

Berat 383

Kukës 307

Gjirokastër 331

Dibër 135

Back to top button
LAJMET E FUNDIT