Kërcënimi i Vuçiç, reagon Hoti: Provokime, BE dhe NATO të reagojnë

Kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratave të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, duke theksuar se ato “nuk janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”.
Sipas Hotit, deklarata e Vuçiç është “në kundërshtim me të gjitha zotimet që Serbia i ka bërë, nën garancitë e faktorit ndërkombëtar, për paqen e qëndrueshme dhe zhvillimin ekonomik të rajonit”.
“Qeveria e Republikës së Kosovës pret nga Bashkimi Evropian dhe nga NATO-ja të reagojnë ndaj këtyre provokimeve”, thuhet në reagimin e kryeministrisë.
Vuçiç u shpreh sot, se me Kosovë mund të ndodhë një konflikt si ai në rajonin Nagorno-Karabakut, nëse përpjekjet për kompromis dështojnë.
“Konflikti në Nagorno Karabak ka treguar shembullin e një konflikti të ngrirë, por kur dikush e shkrin atë, mund të përshkallëzojë në një katastrofë të vërtetë”, tha Vuçiç.