“E dini gatishmërinë e shqiptarëve…”, Tensionohet situtata! Kërcënimi me luftë i Vuçiç, Majko: I papërgjegjshëm!

Ish-kryeministri Pandeli Majko ka reaguar ashpër pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili paralajmëronte për një konflikt të mundshëm të ngjashëm me atë në Karabak nëse dështonte dialogu mes palëve.
Majko, teksa e cilëson deklaratën e Vuçiç të papërgjegjshme, thotë se jeta e dyfishtë e Serbisë në marredhëniet ndërkombëtare është rreziku real për stabilitetin rajonal.
“Deklarimi i Presidentit të Serbisë për karakterizimin e marrdhënieve me shtetin e Kosovës me statusin e konfliktit të ngrirë të Nagorni Karabakut është i papërgjegjshëm!
Jeta e dyfishtë e Serbisë në marredhëniet ndërkombëtare është rreziku real për stabilitetin rajonal! Presidenti Vucic përcaktoi se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende dhe e konsideron atë “të ngrirë” (!)
Deklarimi i Presidentit serb për “konfliktin e ngrirë” është shmangie e deklaratës së firmosur në Shtëpinë e Bardhë dhe procesit të integrimit europian.
Mendje të ftohta logjistike në Serbi e kuptojnë gatishmërinë e shqiptarëve në disa shtete nëse dikush i shkon pas idesë se skenarit të konfliktit. Atij do ti dihet fillimi por jo fundi!”, shkruan Majko.