Mitsotakis ‘i zgjat dorën’ Shqipërisë, me një kusht: Iu mbështesim në rrugën drejt BE nëse respektoni fqinjësinë e mirë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mori pjesë në takimin online të krerëve të shteteve dhe qeverive të Procesit të Berlinit, nga të cilat Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut aktualisht mbajnë kryesinë në një presidencë të përbashkët.

Sipas mediave greke, Mitsotakis përsëriti angazhimin e Greqisë në agjendën e Selanikut dhe mbështetjen e perspektivave evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Transformimi i Ballkanit Perëndimor në një rajon të paqes, stabilitetit, rritjes dhe prosperitetit është i rëndësishëm, sa për Greqinë, ashtu edhe për Bashkimin Evropian,” tha Mitsotakis.

Ai gjithashtu theksoi çështjet thelbësore, të tilla si sundimi i ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave, forcimi i institucioneve demokratike dhe mbështetja e marrëveshjeve si kushte për kursin e pranimit të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë kontekst, ai tha se ishte e rëndësishme të përmbusheshin kriteret e zgjerimit, përfshirë atë të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT