“Ka fshehur kasetën me ekzekutimet e serbëve”- Basha i përgjigjet akuzave: Një dorë po fabrikon gjërat, është e qartë….

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i është përgjigjur akuzave të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës, se kryedemokrati disponon një kasetë filmike që përmban pamje të ekzekutimeve, fjalime të ndryshme të serbëve në Masakrën në Krushë të Madhe.
Në emisionin “Real Story”, Basha tha se ai nuk do kishte asnjë motiv të fshihte diçka që, sipas tij është e dokumentuar me pamje filmike.
Sipas kreut të PD, në këtë çështje, ka një “dorë që po fabrikon gjërat”.
“Që këtu ka një dorë që fabrikon gjërat është e qartë. Çfarë interesi do kisha unë të fshihja diçka që e gjen në google, e dokumentuar me pamje filmime, satelitore, çfarë kuptimi ka koj, pse do ta fshihja unë një material të tillë, që është Masakra e Krushës së Madhe. Një përpjekje e ulët për të hequr vëmendjen nga skandalet dhe dështimet e tij, ditën që Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaçi ishin para gjyqit në Hagë, firmosi marrëveshjen me Vuçiç dhe ky që rri gjithë ditën në Twitter, nuk postoi asgjë. Pse e ka fshehur, pse nuk e raportoi, madje gënjeu mediat që do bëhej nesër. E gjitha është bërë për të fshehur këtë”, tha Basha.