Debati për shkollat/ Rama: Sali Berisha një mbetje organike e pariciklueshme, që qelb dhe qelbet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas propozimit t ëish-kryeministrit Sali Berisha për mbylljen e shkollave. Kreu i qeverisë e quajti Sali Berishën një mbetje organike të pariciklueshme, që qelb dhe që qelbet mbi dhe.

“Është një mbetje organike e pariciklueshme, që qelb dhe qelbet mbi dhe. Jam krenar që nuk e kam votuar dhe as më ka shkuar ndërmend që ta votoj ndonjëherë”, tha Rama, teksa u pyet nga Eni Vasili për propozimin e Berishës.

Por a do mbyllen shkollat?

“Do mbyllen kur të thotë komiteti teknik. Në këto momente nuk ka arsye për mbyllje”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT