Reagimi i vetëm nga Tirana/ Majko: Vuçiç, i papërgjegjshëm, po nisi konflikti i dihet…

Tirana zyrtare duket se ka rënë në heshtja sa i përket dekaratave provokuese të presidentit të Serbisë, duke mos mbajtur një reagim në lidhje me këtë çështje.
I vetmi reagim, por që nuk është institucional erdhi nga ministri i shtetit për Diasporën, Pandeli Majko. Ai ka cilësuar si të papërgjegjshme deklaratën e Vuçiç për ‘konfliktin e ngrirë’ me Kosovën
Reagimi i plotë
Deklarimi i Presidentit të Serbisë për karakterizimin e marrdhënieve me shtetin e Kosovës me statusin e konfliktit të ngrirë të Nagorni Karabakut është i papërgjegjshëm!
Jeta e dyfishtë e Serbisë në marrdhëniet ndërkombëtare është rreziku real për stabilitetin rajonal! Presidenti Vuçiç përcaktoi se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende dhe e konsideron atë “të ngrirë” (!)
Deklarimi i Presidentit serb për “konfliktin e ngrirë” është shmangie e deklaratës së firmosur në Shtëpinë e Bardhë dhe procesit të integrimit europian.
Mendje të ftohta logjistike në Serbi e kuptojnë gatishmërinë e shqiptarëve në disa shtete nëse dikush i shkon pas idesë se skenarit të konfliktit. Atij do t’i dihet fillimi, por jo fundi!