Naftëtarët, pagë për 1 vit plus siguracione, Rama: Po diskutojmë me 3 kompani të mëdha për të rivënë në punë rafinerinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes me naftëtarët e Ballshit.

Rama tha se naftëtarët do të marrin një pagë prej 400 mijë lekësh të vjetra për një periudhë 1-vjeçare, plus dhe sigurimet shoqërore. Sipas tij nga ky vendim përfitojnë 870 naftëtarë.

“Kemi mbështetur financiarisht 870 naftëtarë. Është pritur me pozitivitet nga ana e tyre. U desh të kalkulonim çdo ditë, si kurrrë më parë në detyrën time, për të qenë largpames, sepse jemi në kushtet e paparashikueshmërisë për shkak të COVID. Kemi vendosur një pagë 55 mijë lekë bruto dhe 40 mijë lekë neto për 12 muaj. Kemi qarë hallin si një familje, askush nuk do të jetë vetëm.”, tha Rama.

Kryeministri tha se qeveria është në kontakt me tre kompani për rihapjen e rafinerisë, por shtoi se kjo është një kohë e zymtë për shkak të COVID.

“Jemi në kontakt me 3 kompani dhe janë komopani të mëdha dhe të rëndësishme, por koha që jetojmë është një problem, që e kemi hasur me disa projekte tona, kemi një lajm të mirë për veprën e madhe që do jetë investimi më i madh i huaj për korridorin blu nga Miloti në Fier dhe po ashtu jemi në proces për të realizuar uroj dy projektet e tjera për portin e Durrësit dhe Vlorës dhe të Sarandës, por të gjitha këto do të ishin më të lehta nëse nuk do të kishte hyrë në mes COVID, por në një kohë të arsye rafineria dp të ndizet, nuk dua të vë afate”, tha Rama.

Drejtoresha e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi bëri me dije sot në Komisionin e Ekonomisë se 560 mln lekë do shkojnë për pagesën e naftëtarëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT