FOTO/ Çfarë po ndodh tek Infektivi? Pacientë me Covid-19 presin në ambulanca që të futen në spital

Situata e pandemisë së koronavirusit në vendin tonë është përkeqësuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, 378 pacientë po trajtohen në të tre spitalet Covid, duke shkaktuar një tejmbushje të spitaleve.
Gjatë ditës së sotme janë publikuar disa foto nga spitalet Covid, ku duket edhe numri i madh i ambulancave që qëndrojnë në oborrin e spitalit.
Pacientët presin në ambulanca që të akomodohen më pas në ambientet brenda spitalit.