Vuçiç nuk tërhiqet nga deklarata e tij për luftë: Shqiptarët kanë probleme të brendshme, unë isha mjaft i qartë

Presidenti Aleksandar Vuçiç nuk është tërhequr nga deklaratat e tij për një konflikt të mundshëm me Kosovën.

Ai u shpreh se rajoni i Nagorno-Karabakhut, ku po luftohet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit është një shembull se si konfliktet e ngrira mund të kthehen në përleshje me armë.

Gjatë ditës së sotme ai u ka qendruar sërish atyre deklaratave, duke thënë se ai është shprehur mjaft qartë në lidhje me këtë çështje. Sipas Vuçiç, reagimet e liderëve në Kosovë janë histerike, pasi kanë probleme të brendshme.

“Ata kanë probleme të brendshme, deklarata ime ishte precize dhe e qartë. Kam folur për atë se duhet të shmangim politikën e konfliktit të ngrirë dhe se një konflikt i ngrirë në të ardhmen do të mund të sjell përplasje të armatosura, gjë që nuk e dëshiron askush”, ka thënë Vuçiç.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT