Investimet e BE në Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimi, Presidentja e KE diskutim online me Ramën

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka zhvilluar sot një diskutim online me kryeministrin Edi Rama.
Me një shënim në Twitter, Presidentja e KE, bën me dije se u diskutua lidhur me procesin e zgjerimit dhe Investimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.
“Diskutim konstruktiv si gjithmonë me mikun tim të mirë, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për mënyrën më të mirë për të ecur përpara me procesin e zgjerimit dhe zbatimin e shpejtë të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor”, shkruan Ursula von der Leyen.