Meta tregon arsyen: Ja pse dola sot me maskë

Si kurrë më parë, presidenti ilir Meta u shfaq me maskë në konferencën për mediat. I pyetur mbi arsye pse vendos të mbajë maskën pikërisht tani, Meta u shpreh se kjo ka të bëjë me situatën kritike në vend.
“U vonova se isha për një ngushëllim tek një bashkëmoshatar i im. Nesër do më duhet të shkoj prapë te të tjerë. Telefonat tregojnë një ritëm të lartë të të prekurve.
Prandaj sugjerimet e mia kanë qenë prej kohës, që në valën e parë. Kam bërë përpjekjet më të mira. Ju e dini kush e prishi paktin me shkatërrimin kriminal të teatrit në kulmin e gjendjes së jashtëzakonshme. Nuk është koha për të bërë tendera, apo miratuar PPP.
Unë e kam pasur dhe e kam tmerr të mbaj maskën, por në këto momente, për të mos lënë hapësirë për spekulim, duhet ta mbaj.
U bëj thirrje të gjithëve të vënë maskën. Me përkeqësimin e situatës u bëj thirrje qytetarëve që të ruajnë distancën, higjienën edhe njëri-tjetrin. Nuk është çështje kryeministri. Ai na mbushi mendjen tre muaj se maska s’ka vlerë.
Të shtohet numri i testeve, të shtohet gjurmimi për pandeminë. Nëse e shihni si reflektim timin, kjo pozitive është”, tha Meta.