280 policë rezultojnë të infektuar me koronavirus, 10 prej tyre kanë ndërruar jetë që nga fillimi i pandemisë

Koronavirusi është futur edhe në mesin e efektivëve të policisë.
Sipas informacioneve për mediat, 280 punonjës të policisë janë prekur nga koronavirusi.
Deri më tani, Report Tv mëson se fatkeqësisht 10 policë kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19.
Ndërkohë që momentalisht edhe 3 efektivë të policisë janë shtruar nëpër spitale për të marrë mjekimin e nevojshëm.