Trump flet për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve, presidenti fokusohet tek vaksina

Presidenti Trump në një deklaratë për mediat në Shtëpinë e Bardhë ka folur për planin për krijimin, prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave dhe trajtimeve kundër COVID-19.

“Asnjë arritje mjekësore e këtij qëllimi nuk është arritur kurrë kaq shpejt” tha Trump.

Në fillim të këtij muaji, gjiganti Pfizer njoftoi rezultatet paraprake të vaksinës, të cilat treguan 90% efektivitet kundër virusit.

Pfizer nuk mori fonde për Operacionin Warp Speed ??për kërkime, por nënshkroi një marrëveshje për shpërndarjen e dozave.

Trump përsëri iu referua COVID-19 si ‘virusi kinez’,  diçka që presidenti e ka thënë vazhdimisht që nga fillimi i pandemisë, pasi virusi u zbulua për herë të parë në Kinë.

Trump tha se do të autorizonte vaksinën për përdorim emergjent.

Kjo është hera e parë që Trump flet në publik që kur Joe Biden u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, ndonëse ende nuk e ka pranuar humbjen.

Trump deklaroi se çfarëdo që të ndodhë nuk do fusë vendin në karantinë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT