“Spitali i Vlorës, njësoj si në Francë…”, Rama u përgjigjet akuzave të opozitës: Propaganda e shfrenuar për testet…

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shënetësisë, Ogerta Manastirliu, ishin ditën e sotme në spitalin rajonal të Vlorës. Nga aty, Rama iu përgjigj akuzave të opozitës për menaxhimin që po i bën qeveria pandemisë.
Kreu i qeverisë u shpreh se spitali i Vlorës në këtë periudhë pandemie është njësoj si spitalet në Francë apo Turqi dhe për njerëzit e infektuar që ikin të kurohen jashtë shtetit, tha se kjo ndodh për shkak se dëgjojnë propagandën e opozitës.
“Ky spital që shohin njerëzit sot me gjithë këto aparatura e sistem logjistike, që është si në Francë, Gjermani, Angli e Turqi ku shkojnë, se dëgjojnë gjithë atë propagandë, në 2014 kishte vetëm këtë e atë e mjekët, e qametin brenda, sot ka komplet një pamje e përmbajtje tjetër e është me rëndësi që njerëzit ta dinë ne jo vetëm s’kemi probleme kapacitetesh, por Belgjika pardje mori vendim që mjekë e infermierë në një nga spitalet ku u identifikuan pozitivë, të vazhdojnë të punojnë. Kemi katrën komplet bosh akoma dhe spitalet rajonale që janë gati për tu futur në front nëse do jetë nevoja”, tha Rama.
Ndërkohë duke përmendur akuzat për numrin e testimeve, kryeministri i vendit u shpreh:
“Propaganda e shfrenuar për testet, ne kemi besim tek komiteti ynë i ekspertëve, nëse sot jemi në gjendje të angazhojmë para jo thjesht për të rimbursuar se deri dje nuk e bënim dot se duhet të planifikojmë edhe me shumë hamendje se këtu ka shumë pa parashikueshmëri, për familjet me ndihmë ekonomike kanë apo s’kanë covid, ta kalojnë me lehtësi e të mos kërkojnë punën në të zezë, nëse jemi në gjendje tu japim naftëtarëve atë që bëmë dje, po të ishte puna për të pasur më shumë teste mund të kishim marrë”.