Rama i del krah Hashim Thaçit, poston foton me mesazhin e veçantë

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mbështetjen e tij për ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, teksa ka publikuar një foto të këtij të fundit me mbishkrimin “Liria ka emër”.

Në foton e publikuar nga Rama, shihet ish-presidenti Thaçi i veshur si ushtarak. Ish-kreu i shtetit të Kosovës ndodhet në Hagë pas akuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale për krime lufte.

Bashkë me të në Hagë po përballen me drejtësinë edhe Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Kreu i qeverisë shqiptare, por edhe liderët e tjerë politikë nga Presidenti te kreu i opozitës kanë shprehur mbështetjen për kupolën e UÇK-së.

Një mesazh i qartë për Hagën dhe Serbinë se lufta e UÇK-së ishte e shenjtë dhe e drejtë.

Rama i del krah Hashim Thaçit, poston foton me mesazhin e

Back to top button
LAJMET E FUNDIT