Shoqërohet në komisariat ish-deputeti Kastriot Islami, për mosmbajtje maske

Shoqërohet në polici për mos-mbajtje të maskës në publik, ish-deputeti Kastriot Islami.

Raportohet se ai kishte dalë te zona e liqenit kur u përball me një patrullë që i kërkuan llogari për mosmbajtjen e maskës.

Në momentin që i është kërkuar karta e identitetit për ta gjobitur, Islami ka thënë se nuk e kishte me vete.

Kjo ka sjellë dhe shoqërimin e ish-deputetit në polici. Pas marrjes së të dhënave dhe gjobitjes, ai do të lirohet.

Prej disa javësh maska në Shqipëri është vendosur me detyrim për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ndërsa pas orës 22:00 deri në 06:00 ndalohet lëvizja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT