Dje skifter, sot pulë, Vuçiq i zbutë kërcënimet që i tha për Kosovën

Aleksandër Vuçiqi kërcënoi me luftë Kosovën. Në një intervistë për mediat serbe, ai tha se rajoni i Nagorno Karabakhut është dëshmi se si mund të kthehen përleshjet e armatosura si pasojë e konflikteve të ngrira derisa iu referua çështjes së Kosovës.

Nga deklarata prej një skifteri, Vuçuqi u bë pulë.

Presidenti serb ka thënë se reagimet e politikanëve kosovarë ishin histerike ndaj deklaratës së tij.

“Kam qenë preciz dhe i qartë. Unë vetëm kam thënë se duhet të shmangim politikën e konfliktit të ngrirë dhe se një konflikt i ngrirë në të ardhmen do të mund të sjellë përplasje të armatosura, gjë që nuk e dëshiron askush. Serbia është pro asaj që të ruajë politikën që sjell paqe”, ka thënë Vuçiqi për mediat serbe.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT