“Shqipëria e fundit në çdo fushë”- Basha: Shëndetësia në kolaps, është koha që…

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama edhe një herë planin e PD-së me 6 ika, duke thënë se “fatkeqësisht”, kreu i qeverisë nuk e ka zbatuar.

Me një shënim në Tëitter, Basha thotë se Shqipëria është e fundit në çdo fushë dhe se ekonomia është në krizë e shëndetësia në kolaps.

Sipas kryeopozitarit, vendi nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët dhe fuqizon ekonominë.

Postimi i plotë:

Shumë pak, shumë vonë. Ka mbi 6 muaj që kemi propozuar plan masash për të përballuar pandeminë. Fatkeqësisht Rama nuk e ka zbatuar. Sot e kësaj dite, Shqipëria është e fundit në çdo fushë. Ndihma ekonomike është më e ulëta. Shëndetësia është në kolaps. Ekonomia në krizë.

Shqipëria ka nevojë për shpresë të re. Vendi ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e tij dhe fuqizon ekonominë. Ne jemi të vetmit që mund ta bëjmë këtë! Është koha që Shqipëria të ketë një qeveri që punon për njerëzit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT