U infektua me Covid-19, Ministri Klosi shtrohet në Spitalin Amerikan

Që prej 3 nëntorit, ministri i Mjedisit, Blendi Klosi njoftoi në një postim në faqen zyrtare se ishte i infektuar nga Covid-19.
“Të nderuar miq. Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv. Me nisjen e trajtimit dhe karantinimit sipas protokolleve, gjej rastin të ritheksoj rëndësinë e respektimit të të gjitha masave të rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes. Ju uroj të gjithëve shëndet”, ishte mesazhi i ministrit Klosi më 3 nëntor.
Gazeta Shqip ka mësuar se ministri i Mjedisit ndodhet i shtruar në një nga spitalet privatë në Tiranë, konkrretisht në Spitalin Amerikan. Burime pohuan se gjendja e ministrit është e mirë dhe po shkon drejt përmirësimit. Klosi për shkak të sëmundjes së diabetit ka preferuar që trajtohet në një spital dhe pse situata është nën kontroll.
Që nga nisja e pandemisë në qeverinë “Rama” janë të infektuar nga Covid të paktën tre ministra, si Belinda Balluku e Energjetikës, Anila Denaj e Financave. Ndërsa të infektuar nga Covid ka edhe një pjesë të deputetëve të Kuvendit, socialistë dhe opozitarë./ Gazeta Shqip