Albin Kurti kërkon nga Qeveria e Kosovës të mbrojë të akuzuarit e Hagës: UÇK-ja nuk ka qenë e asnjërit, por e të gjithëve

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ditën e sotme në një konferencë për median është shprehur se Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet për mbrojtjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, të cilët akuzohen për krime lufte.

Kurti është shprehur se ata kanë nevojë për bashkërendim nga shteti dhe se UÇK-ja nuk ke qenë e asnjërit, por e të gjithëve.

“Në Hagë nuk janë duke u përndjekur vetëm individët, por as nuk mund të mbrohen të pandehurit sikur individë. Shteti i Kosovës duhet të organizojë dhe koordinojë mbrojtjen e të pandehurve. Ata i pamë se i kanë avokatët e tyre secili, por nevojitet bashkërendim nga shteti. UÇK-ja nuk ka qenë e asnjërit, por e të gjithëve dhe të gjithë duhet ta mbrojmë atë”, tha Kurti.

Kujtiojmë që ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, përmes një aktakuze të përbashkët nga Gjykata Speciale në Hagë akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT