Parlamenti holandez RRËZON mocionin kundër Shqipërisë në BE, u kërkua nga politikani ekstremist që PD-ja e ftoi në TIRANË

Parlamenti holandez ka rrëzuar një mocion për bllokimin e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.
Mocioni ishte ngritur nga Kryetari i partisë së djathtë holandeze, Forumi për Demokraci, Thierry Baudet. Ai është një politikan ekstremist, euroskeptik, por është bërë i njohur për shqiptarët pas pjesëmarrjes në një event të Partisë Demokratike në Tiranë.
Më herët ai ka kundërshtuar edhe vendimin e liberalizimit të vizave për shqiptarët.
Mocioni nuk mori votat e mjaftueshme në parlamentin holandez: