Covid-19 “infekton” burgun e Bënçës, 5 të dënuar rezultojnë me koronavirus

Koronavirusi vijon të përhapet në institucionet e vuatjes së dënimit në Shqipëri.
Së fundmi raportohet se COVID është futur edhe në burgun e Bënçës në Tepelenë, ku rezultojnë të infektuar 5 persona.
Mësohet se të infektuarit janë transportuar për në burgun e Shën Kollit në Lezhë. Në burgun e Bënçës janë duke e vuajtur dënimin 109 të burgosur.