Nga lufta kundër terrorizmit tek negociatat/ Kancelari austriak zbulon bisedën me Ramën

Kryeministri Edi Rama ka pasur sot paradite një komunikim online me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.
Lajmin e ka bërë me dije Kurz me anë të një postimi në ‘twitter’. Kancelari shkruan se me Ramën kanë biseduar për luftën e përbashkët kundër terrorizmit, ekstremizmit dhe pandemisë së Covid-19.
Ndër të tjera Kurz i ka shprehur Ramës mbështetjen për intergrimin e Shqipërisë në BE.
“Sapo pata një videokonferencë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryetarin e Zyrës së OSCE Edi Rama mbi luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, pandeminë #COVID19 dhe mbështetjen tonë për procesin e pranimit të Shqipërisë në BE,” shkruan Kurz.
Në dhjetor pritet të mbahet edhe konferenca vjetore e OSBE-së për të cilën Shqipëria e ka edhe si një simbolikë për dorëzimin e drejtimin të OSBE-së. Konferenca parashikohet të mbahet në Tiranë.