“Me ne do jetë ndryshe”- Rama i përgjigjet Bashës: Përfytyroni një kryeministër që flet në gjumë dhe…

Kreu i PD-së, Lulxim Basha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se në 7 vite qeverisje, ka “shkatërruar ekonominë dhe shëndetësinë”.

Me një shënim në Twitter, kreu i PD-së premton se situata do të ndryshojë me ardhjen e tyre në pushtet.

“Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit, që jep ndihmë financiare për çdo familje. Një qeveri që ka një plan kundër pandemisë, që investon tek shëndetësia.

Pas 7 vitesh plot dështime, ku Rama vetëm e shkatërroi ekonominë dhe shëndetësinë, shumëkush priret të mendojë se nuk mund të jetë ndryshe. Por e vërteta është se mund dhe do të jetë ndryshe – bashkë ne do ta bëjmë realitet!”, shkruan Basha.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili i përgjigjet Bashës me ironi: “…dhe një kryeministër që flet në gjumë dhe fle në këmbë”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT