Tetë viktima nga COVID në vend, mes tyre edhe një 48-vjeçare

Tetë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vend, si pasojë e koronavriusit, duke e çuar numrin total të viktimave në 631.

Fatkeqësisht, mes viktimave rezulton edhe një 48-vjeçare, ndërsa Ministria e Shëndetësisë nuk sqaron nëse ajo vuante apo jo nga sëmundje bashkëshoqëruese.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 48 vjeçare, një 71 vjeçar, 74 vjeçar, një 85 vjeçar nga Tirana, një 60 vjeçar nga Mirdita, një 60 vjeçar nga Kurbini, një 63 vjeçar nga Gramshi, një 71 vjeçar nga Durrësi”, bën me dije Minsistria.

Që nga fillimi i epidemisë, numri i të sëmurëve në vend ka shkuar në 28,432, ndërsa sot u regjistrua shifra rekord, 602 infeksione të reja.

Vendi është tashmë në një karantinë të pjesshme, masë e marrë nga qeveria për të ulur trendin në rritje të infeksioneve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT