Basha i shmanget pyetjes së Ramës, kundërpërgjigjet me akuza për COVID-in: Vendi po thyen rekordet e infeksioneve dhe Rama merret me gënjeshtra

Kryeministri Edi Rama i kërkoi kryetarit të PD, Lulzim Basha që të dalë dhe të jap llogari për kasetën e fshehur të krimeve të luftës nga serbët kundrejt popullit kosovar .

I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i Lulzim Bashës, me kreun e PD që ’dribloi’ pyetjen, duke iu kundërpërgjigjet Ramës me akuzat për Covid-19. Sipas tij, vendi po thyen rekorde të infeksioneve dhe Rama merret me gënjeshtra.

Nëse Rama do kishte investuar kohën e tij sot, në shërbim të qytetarëve në vend që të cicëronte gënjeshtra kundër meje, mbase do të kishte arritur të shpëtonte disa nga 8 qytetarët që humbën jetën nga Covid-19 sot.

Ndërsa vendi po thyen rekordet e infeksioneve, Rama merret vetëm me sulme politike dhe gënjeshtra. Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërine me një qeveri që do të punojë vetëm për njerëzit!

lulzim-basha.png

Back to top button
LAJMET E FUNDIT