‘Trillime kundër meje’, këshilltari i Ramës i përgjigjet Bashës: Si nuk gjete 5 minuta për të sqaruar veten xhanëm? Të gjithë gënjejnë, vetëm ti jo

Këshilltari për Mediat i kryeministrit Rama, Endri Fuga, i përgjigjet kreut të PD Lulzim Basha i cili pas akuzave për ‘kasetën e Krushës”, tha se ato janë “trillime e gënjeshtra të Ramës kundër tij.”
Fuga shkruan se Basha gjen kohë për të folur për ekonominë dhe pandeminë por jo 5 minuta për të folur për veten.
“Flet per ekonomine e per pandemine dhe shume mire ben qe flet. Po 5 minuta per te sqaruar pozicionin e vet si nuk i gjeti xhanem? Se ky vetem mohon, edhe c’thote ish shefi i vet, edhe c’thone dokumentat ku ka punuar, edhe c’thone deshmitaret. Te gjithe genjekan, pervec Lulit”, shkruan Endri Fuga.