‘Isha në gjumë’, Rama publikon videon dhe tallet me Bashën: Ou, ç’të gjeti që the të vërtetën! Fli xhan fli!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram një video ku moderator Arian Çani flet në telefon me kreun e PD Lulzim Basha.

Moderatori e pyet Bashën se ku ka qenë pasi nuk i është përgjigjur në telefon një javë më parë, ndërsa kryedemokrati i thotë se ishte në gjumë.

“Ou, ç’të gjeti që the të vërtetën! Fli xhan fli”, shkruan Rama krah videos, që shpeshherë tallet me kreun e PD për gafat që ai bën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT