Zëvendës presidenti i KE-së flet për integrimin e Shqipërisë: Duam t’i japim një mesazh Ballkanit

Zëvendës presidenti i Këshillit Evropian, Maros Sefcovic ka folur për integrimin e Shqipërisë.
Ai është shprehur se duan që konferenca ndërqeveritare të zhvillohet sa më shpejt, në mënyrë që t’i japin një mesazh të qartë Ballkanit se puna po vazhdon.
Gjatë ditës së sotme Bullgaria ka bllokuar mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Maqedoninë e Veiriut, duke bllokuar kështu edhe hapjen e negociatave të Maqedonisë me Bashkimin Europian, ndërsa e ka miratuar për Shqipërinë.
Ndërkohë që lidhur me këtë çështje reagoi edhe ministri gjerman për Çështjet Europiane Michael Roth, i cili u shpreh se mes dy vendeve nuk u arrit një kompromis lidhur me çështjen bilaterale, ndërsa shtoi se për momentin duket se nuk ka zgjidhje tjetër.
Për sa i përket Shqipërisë, Roth u shpreh se vendi ynë duhet të përmbushë kushtet e caktuara, në mënyrë që të organizohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare.