Analisti nga Kosova: Basha po paguan çmimin e gjuhës së Berishës, ka heshtur kur ai s’la gjë pa thënë për Thaçin

Profesori i filozofisë nga Kosova, Blerim Latifi ka bërë një shënim të shkurtër në rrjete sociale referuar situatës aktuale në Kosovë që lidhet me aktakuzat ndaj luftëtarëve të UÇK-së dhe situatës politike në Shqipëri, ku Basha akuzohet se ka fshehur prova të krimeve të luftës të Serbisë ndaj Kosovës.
Latifi thotë se Basha për tre vite rresht ka heshtur ndaj gjuhës skandaloze dhe akuzave të Berishës ndaj Ramës dhe Thaçit, e tani i duhet të paguajë çmimin e gjuhës së ish-kryeministrit Berisha.
Shënimi i Latifit
Basha thjesht po e paguan çmimin e gjuhës së Berishës.Ka tri vite që Berisha nuk ka lënë akuzë pa bërë për Edi Ramën dhe Hashim Thaçin.Ku janë akuzat ma të rënda dhe etiketat më ekstreme i ka hedhur mbi ta.Basha asnjëherë nuk ka bërë gjë për ta ndalur dhe zbutur diskursin brutal të Berishës.Ka heshtur gjithë kohën dhe në shumë raste ka lënë të kuptohet se mendon si Berisha.Ai është dashur ta ketë parasysh se kundërshtarët e poshtëruar nga gjuha e Berishës nuk do ta falin dhe në rastin e parë do të hakmerren pa mëshirë.Pra, e gjitha ka të bëj me një rast tipik të lex talionis, ligjit shumë të dashur të shqiptarëve: dhëmb për dhëmb, sy për sy, kokë për kokë.