‘Qytetarët e infektuar thyejnë karantinën’, Rakacolli: Edhe kontaktet e tyre duhet të karantinohen, lista me emra shkon në polici

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka thënë në Euroneës se shumë qytetarë të infektuar me COVID-19 e shkelin karantinën dhe levizin lirshëm në qytet.
Ajo u shpreh se edhe kontaktet e këtyre personave duhet të izolohen, ndërsa shtoi se emrat me të gjithë të infektuarit dhe kontaktet e tyre i ka policia, ndaj në rast se këta persona kapen jashtë banesave të tyre atëherë gjobiten.
“Thelbi i kontrollit të pandemisë është bërja e testit, por është edhe izolimi. Testimi nuk ka kuptim nëse nuk pasohet nga izolimi. Çdo person tjetër kontakti, duhet detyrimisht edhe që të izolohet sipas të gjitha rekomandimeve. E them me përgjegjësi: Lista shkon në polici. Thelbi është mos-dalja dhe mos-shpërndarja e infeksionit. Ne na qëllon edhe kështu, p.sh epidemiologu e merr në telefon dhe i thotë se po të vijë ai (pacienti) i thotë hajde më vonë se kam dalë dhe kjo është e tmerrshme. Raportohet në polici, por ndërkohë e keqja është bërë tashmë se ai ka dalë.Të gjithë pozitivët, nuk ka rëndësi se ku e bën testin. Testet që bëhen tek privati konfirmohen tek ISHP-ja. Të gjithë njerëzit që janë pozitivë janë nëpër databaze, dhe bëhet maksimumi për të bërë një gjurmim dhe izolim të tyre”, shtoi ajo.
Kujtojmë se në Shqipëri ka patur disa raste kur polciia ka gjbitur me 7 milionë lekë të vjetra persona të infektuar që shkelin karantinën.