Djegia e banerit të UÇK-së, reagon Rama: Mjeranët që djegin flamujt thjesht forcojnë kujtesën e njerëzve për emrin e lirisë

Ditën e sotme një baner me mbishkrimin “Liria ka emër” është djegur në Graçanicë.
Për këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se ata që djegin simbolet thjesht forcojnë kujtesën e njerëzve për emrin e lirisë.
“#LiriaKaEmër dhe mjeranët që djegin flamuj, simbole apo postera, thjesht forcojnë kujtesën e njerëzve për emrin e Lirisë”, shkruan Rama.