Juristi që zbardhi aferën e CEZ: SPAK duhet ta kapë demin për brirësh, të fillojë hetimin me Metën e Berishën!

Juristi Romeo Kara, i cili zbardhi aferen gati 500 milione euroshe te CEZ dhe DIA , kerkon nga SPAK qe të verifikojë së pari pasuritë e të gjithë kryeministrave dhe presidentëve të 30 viteve të fundit, duke filluar me Metën dhe Berishën.
Ai akuzon se jane bere levizje e transferta parash nga kompanite e regjistruara ne zonat off-shore, pronaret e vertete sipas tij, jane ish pushtetare te larte qe pastrojne parate e pista.
Postimi i plotë i Kara:
Po keshtu SPAK-u duhet të verifikoje si hap i pare pasurite e te gjithe kryeministrave dhe presidenteve te 30-viteve te fundit, duke filluar me Meten dhe Berishen.
SPAK-u duhet të verifikoje të gjitha bizneset e superkrimineleve të dyshuar dhe akuzuar për dhjetera vrasje qe zoterojne sot kompani të fuqishme në treg.
SPAK-u duhet të verifikoje pasurite e pronareve te televizioneve gjobvenes te cilet jane padyshim aktore në tragjedine shqiptare.