Identifikimi elektronik kushton miliona euro, ja oferta e 6 kompanive për KQZ

Identifikimi elektronik do të ketë kosto për shqiptarët. Shifra më e lartë e përllogaritur është 28 milionë dollarë dhe është ofruar nga një kompani e huaj, ndërsa shifra më e ulët është 14 milionë dollarë nga një kompani shqiptare.

4 kompanitë e tjera janë të huaja dhe kanë përllogaritur përkatësisht, 24 mln euro, 20 mln dollarë, dhe dy të fundit nga 15 mln euro.

Kërkesës së KQZ për të përllogaritur koston e pajisjeve të identifikimit biometrik të zgjedhësve për zgjedhjet e 25 prillit 2021 i janë përgjigjur 6 kompani.

Njoftimi i KQZ

Me qëllim rritjen e numrit të kompanive të përfshira në procesin e marrjes së treguesve ekonomikë, kërkesa e KQZ-së për vlerësimin mbi kostot e përdorimit të sistemit dhe pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve, nga 20 ju dërgua edhe 2 komanive të tjera duke e çuar numrin në 22 kompani.

Nga këto 22 kompani, kërkesës i janë përgjigjur 6 prej tyre:

1.      CGTS, me kosto projekti 28.250.000$

2.       TCN, me kosto projekti 14.831.126€ dhe 17.430.764€

3.      CIELA, me kosto projekti 24.540.275€

4.      DERMAOLOG IDENTIFICATION SYSTEM GmbH, me kosto projekti 12.770.404€

5.       SMARTMATICËORLDËIDE HEADQUARTERS, me kosto projekti 20.723.000$

6.      THALES GROUP, me kosto projekti 15.500.000€

KQZ në përfundim të afateve të njoftuara, me administrimin e informacionit dhe të dhënave të dërguara nga kompanitë të cilat i janë përgjigjur kërkesës së KQZ, do të përcaktojë buxhetin për projektin e identifikimit elektronik të votuesve, si dhe do të hartojë dokumentacionin e tenderit mbi të cilin do të fillojnë procedurat e prokurimit.

Ndërkohë, KQZi është drejtuar 6 kompanive me eksperiencë ndërkombëtare që operojnë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe/ose me përvojë në proceset zgjedhore, për të prezantuar një vlerësim mbi kostot e implementimit të Sistemi Elektronik i Menaxhimit të Votimit dhe Rezultateve (SEMVR) dhe Pajisjeve Elektronike të Votimit dhe Numërimit (PEVN) që do të përdoren në zgjedhjet e datës 25 prill 2021.

Kërkesa e KQZ-së i është drejtuar kompanive:

1.       SMARTMATICËORLDËIDE HEADQUARTERS, https://ëëë.smartmatic.com/

2.      SCYTL, https://ëëë.scytl.com/

3.      CGTS, ëëë.cgtscorp.com

4.      CIELA NORMA, ëëë.ciela.net

5.      CYBERNETICA AS, https://cyber.ee/

6.      ELECTION SYSTEM & SOFTËARE,https://ëëë.essvote.com/contact/

Back to top button
LAJMET E FUNDIT