Koronavirusi/ Meta: Mjekët dhe personeli mbështetës i spitaleve COVID, të mbështeten financiarisht
Presidenti Ilir Meta ka kërkuar sot që mjekët, infermierët, personeli mbështetës i spitaleve COVID dhe mjekët e familjes, duhet të mbështeten me trajtim financiar nga shteti.
Me një shënim në facebook, Meta thekson se kjo masë është e domosdoshme, për shkak të ekspozimit të tyre ndaj rrezikut të infektimit
“Koha për të vepruar nuk pret më”, thotë Meta mes të tjerash.
Postimi i plotë:
Mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës i spitaleve COVID, i qendrave rajonale, si dhe mjekët e familjes, për shkak të ekspozimit ndaj rrezikut infektiv duhet të mbështeten me trajtim financiar suplementar nga shteti.
Shtimi i rasteve së humbjes së jetëve nga radhët e bluzave të bardha, e bën këtë masë të domosdoshme.
Koha për të vepruar nuk pret më.