LAJMI I MIRË/ Vaksina Pfizer nxjerr rezultatet e reja: 95% efektive, kërkojnë autorizimi për përdorim emergjent

Një ndër kandidatët kryesor për vaksinën anti-Covid që është zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech kanë nxjerrë rezultate të reja nga vaksina e tyre që tashmë rezulton 95% efektive.
Gjiganti i farmacisë amerikane dhe partneri i tij gjerman thanë se faza e 3 ishte tani më e plotë dhe se zbuluan se vaksina ishte 95% efektive në parandalimin e Covid-19, nga 92% që ishte javën e kaluar.
Vaksina është testuar tek 41,135 të rriturve që morën dy doza, dhe se tek askush nuk ka pasur efekte anësore.
“Rezultatet e studimit shënojnë një hap të rëndësishëm në këtë udhëtim historik tetë-mujor për të sjellë përpara një vaksinë të aftë për të ndihmuar në përfundimin e kësaj pandemie shkatërruese”,tha në deklaratë Dr. Albert Bourla, kryetari dhe CEO i Pfizer.
Pfizer dhe BioNTech kërkojnë që të marrin autorizim për punë ditësh që vaksina të përdoret në kushte emergjence përpara se të shpërndahet në gjithë botën.