“Masakra e Krushës, e barabartë me atë të Vukovarit”, Nazarko: Kaseta duhet të ishte talizmani ynë, të shfaqej kudo! Bellanica meriton bust në mes të Prishtinës

Gazetari Shpëtim Nazarko thotë se zhdukja e kasetës me pamjet filmike të masakrës së Krushës në Kosovë, është një humbje e madhe pasi mund të shërbente si një provë tepër e fortë, që në fakt ka munguar.
Nazarko tha në “News24” se masakra e Krushës është e barabartë me masakrën e Vukovarit, ndaj kaseta sipas tij duhet të ishte në duart e shqiptarëve dhe të shfaqej në çdo studio ligjore.
“Ne na mungon një kasetë që është dëshmia më e madhe. Masakra e Krushës është nga më të mëdhatë në Ballkan, e barabartë me masakrën e Vukovarit. Kjo kasetë duhet të shfaqej në çdo studio ligjore, në çdo televizion. Madje atij Bellanicës duhet ti bëhej bust në Prishtinë, ai është superhero. Edhe deklaratat që thotë pi duhan e flet me të vdekurit, ai ka të drejtë të thotë çdo gjë, ka parë horror me sy. Basha duhet ta dijë fatin e kasetës. S’ka se si. Thonë e ka OKB-ja, e ka BBC-ja. Ne pse nuk e kemi? Ku është shfaqur?”, u shpreh Nazarko.