Gjyqi ndaj ish-kryeprokurorit, Llalla zyrtarisht i pandehur për fshehje pasurie

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit shpall dërgimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llallë si të pandehur. Sipas vendimit të dhënë ai do të merret si i pandehur për fshehje të të ardhurave, pra mos deklarim i plotë i tyre.

Sakaq trupa gjykuese ka marrë vendimin për të të hequr sekuestron e pasurive të vendosura ndaj ish-kryeprokurorit Llalla.

Avokati mbrojtës i tij, Sokol Hazizaj deklaroi se “ne prisnimin që Llalla të çlirohej nga të gjitha akuzat e ngritura nga SPAK.

Hetimet ndaj ish-numrit një të akuzës nisën dy vite më parë nga Prokuroria e Durrësit për katër vepra penale; atë të mosdeklarimit të të hollave në kufi, mosdeklarim pasurie, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Më pas dosja në ngarkim të Llallës u transferua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në Qershor të 2018-s vendosi në sekuestro një apartament në Durrës dhe disa sipërfaqe toke në Tiranë, vlera e të cilave shkon deri në 980 milionë Lekë.

Pas largimit të Llallës nga posti i Kryeprokurorit, Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT