Jemi pranë pikut të valës së dytë/ Në çdo 100 mijë banorë, 254 persona janë të infektuar

Shqipëria është në një situatë kritike përsa i përket përhapjes së Covid-19. Në dy javët e fundit, rastet e infektuara janë rritur shumë  duke e  çuar në 254 numrin e banorëve të prekur me Sars Cov 2 për çdo 100 mijë banorë.

Sipas Prof. Dr. Andi Koraqit, anëtar i komitetit teknik të ekspertëve, Shqipëria me këto shifra është afër pikut të pandemisë në këtë valë të dytë.

Ende nuk janë parë efektet e vendimeve për mbajtjen e maskave edhe në ambient të hapur apo karantina nga ora 22:00 deri në orën  6 të mëngjesit. Por nëse Covid-19 përhapet me këto ritme është gati skenari tjetër që ka të bëjë jo vetëm me kufizim orari më tej  , por edhe ndalimin e lëvizjeve të qytetarëve nga një qytet në tjetrin.

Çdo 24 orë raportohen 600 deri në 700 raste të reja të infektuar me Covid. Organizata Botërore e Shëndetësisë vijon të bëjë thirrje për më shume vëmendje pasi muaj të vështirë na presin. /Top Channel

Back to top button
LAJMET E FUNDIT