“O ju njerëz që shani”/ Spahiu: Bellanica është hero, ka 15 vjet që denoncon Bashën në mediat kosovare

Në mediat pranë opozitës ka shpërthyer një sulm i paprecedentë ndaj Milaim Bellanicës, heroit nga Kosova, që me një kamera amatore rrezikoi jetën e tij për të dokumentuar masakrën e ushtrisë së Beogradit në Krushë.
Fatkeqësisht, kaseta me filmimet orgjinale që iu dorëzua Lulzim Bashës është zhdukur pa gjurmë. Për rastin ka reaguar edhe Kreshnik Spahiu, që e quan gazetar hero Bellanicën, i cili filmoi mes plumbave kur vriteshin dhjetëra burra dhe fëmijë.
Spahiu kujton se denocimi i Bellanicës për Lulzim Bashën është bërë shumë vite më parë dhe jo nga Top Channel. Bellanica ka 15 vjet që e akuzon Bashën në mediat kosovare dhe kjo e rrëzon alibinë së ai u ble nga qeveria.
“O ju njerëz që shani 24 orë gazetarin hero që filmoi mes plumave kur vriteshin dhjetra burra dhe fëmijë. Ky denoncim është bërë vite më parë dhe jo nga Top-Channel. Milaim Bellanica ka 15 vjet që denoncon Lulzim Bashën në çdo media kosovare. Kjo rrëzon 100% alibinë se Bellanica u ble nga qeveria. Ai e ka denocuar Lulzim Bashën kur Top-Channel nuk ishte krijuar si TV dhe kur Basha s’kishte hyre ne politike.”, shkruan Kreshnik Spahiun.
Në një dokumentar televiziv, Bellanica sqaronte edhe takimin me Lulzim Bashën, teksa ky i fundit punonte “për gjyqin e Hagës” dhe zhdukjen e kasetës me filmimet e masakrës.
“A je Milaim Bellanica ti? Thashë, po unë jam! A bën tha me zbrit poshtë? Kam zbrit poshtë, më kanë çuar në një sallon kuzhinë. Kopjen origjinale ia kam dorëzuar Lulzim Bashës. Lulzim Basha ka qenë përkthyer i gjyqit të Hagës, përkthyes i tyre. Ai ka ardhur bashkë me ta.”, thotë Bellanica./Gazeta SHQIP