Kaseta e masakrës së Krushës, Taulant Balla i bën thirrje Lulzim Bashës dhe citon ish luftëtarin e UÇK: Trego provat e rrejshme!

Përforcohen akoma dhe më shumë akuzat mbi kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Argita Berisha, të cilët pretendohet se kanë ndihmuar bashkësinë ndërkombëtare në përgatitjen e lëndës bazuar në provat e prokurorisë serbe.

Në një status në rrjetet sociale, kreun i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka cituar një prej ish luftëtarëve të UÇK-së, konkretisht Blerim Muriqit, me këtë të fundit që i kërkon Bashës të zbulojë detaje të kasetës së zhdukur me momente nga krime lufte në Kosovë.

“Në komunikatën e datës 3 qershor të vitit 2013, të bërë nga ish-ushtarë të UÇK-së, thuhej se Lulzim Basha dhe Argita Berisha kanë ndihmuar bashkësinë ndërkombëtare në përgatitjen e lëndës bazuar në provat e prokurorisë serbe.

“Sot ish-luftëtarët e UÇK-së kanë një tjetër thirrje për Bashën: Trego provat e rrejshme!

“Serbia ka pasur një zyrë hetimi për krimet e UÇK-së në veri të Kosovës. Lulzim Basha duhet të sqarojë nëse ka qenë pjesë e asaj zyre! Të tregojë për kasetën! Të tregojë pozicionin e tij”, shprehet sërish sot Blerim Muriqi, ish – luftëtar i UÇK-së,” shkruan Balla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT